Një telefonatë ka alarmuar policinë e Babrru në orën 14:20 të pasdites së sotme. Një person ka deklaruar se ka parë se një vajzë është marrë me dhunë në makinë nga një ri.
Policia shpërndau disa patrulla policie.
Pas verifikimeve të bëra nga policia, ka rezultuar se ky ka qenë një alarm fals dhe se nuk kemi të bëjmë me një pengmarrje apo me një situatë të tillë.
“Ne orën 14:20 ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në Babrru një makinë ka marrë një vajzë. Nga verifikimet e deritanishme nuk ka rezultuar e vertetë, as ne polici nuk a ndodnjë denoncim nga familjarët. Pas verifikimeve rezulton se nuk kemi të bëjmë me pengmarrje”, thotë policia.
