Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Telefonata “e gabuar”, detajet nga arrestimi i Xhepajt. Si u zbulua banesa ku fshihej

15:35 / June 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është vënë në pranga nga Policia e Shtetit Ilir Xhepaj, 33-vjeçari  i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Xhepaj u arrestua mbrëmjen e 27 Qershorit në zonën e Astirit në kryeqytet. Policia kishte informacione se Xhepaj strehohej në një apartament të marrë me qira, në vendin ku dhe u  prangos.

I akuzuari si bashkëpunëtor i Eduard Lamajt, nuk ka pranuar të flasë përpara grupit hetimor, duke thënë se do të shprehet në një moment të dytë.

Policia ka pasur në përgjim edhe bashkëshorten e Ilir Xhepës, përgjime të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e 33-vjeçarit.

Telefonata e fundit e Xhepës rezulton të jetë me një person që jepte banesa me qira. Pasi ka mbaruar telefonatën, i arrestuari ka zbritur në hyrje të pallatin ku banonte për të takuar personin e sipër përmendur.

Emri i personit që ka takuar Xhepa për herë të fundit, nuk bëhet me dije për shkak të hetimeve. Në momentin që ka takuar personin, efektivë të komisariatit të Kurbinit në bashkëpunim me forcat operacionale të drejtorisë së përgjithshme të policisë së Shtetit, kanë vepruar menjëherë duke e prangosur.

“Mos lëviz! E kapëm!”

Janë këto fjalët e punonjësve të efektivëve që vunë në pranga Ilir Xhepajn. Rreth orës 22:30 minuta një person kalon me shpejtësi në rrugën Demneri në zonën e Astirit në kryeqytet. Pas këtij veprimi ai arrin të fshihet poshtë një makine të parkuar në rrugë.

Menjëherë në zonë kanë zbarkuar forcat operacionale të policisë së shtetit duke rrethuar zonën dhe konkretisht pallatin ku jetonte Ilir Xhepa. Për rreth 1 orë Xhepaj ka qendruar poshtë makinës i fshehur. Ai u pikas nga forcat operacionale dhe me pas u bë i mundur arrestimi i tij.

Nga ana tjetër 33-vjeçari është një emër shumë i njohur për drejtësinë. Më 15 Janar 2020 ai ka qëlluar ndaj Zef Markut. Ky i fundit arriti t’i shpëtojë këtij  atentati. Edhe pse ishte një person në kërkim ai lëvizte shpesh. Si pjesë e grupit të Eduard Lamaj ai akuzohet për 3 vepra penale, si “Vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje e mbetur në tentativë”, si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi/ Autori e shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë

09:34 / August 25, 2026

Aksident i rëndë në Golem/ Motomjeti përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona

09:24 / August 25, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.