Google ka konfirmuar se do të përdorë shërbimin e saj Google Play për të përditësuar telefonët Androidë me sistemin e ardhshëm të gjurmimit të kontaktit që është duke e ndërtuar në bashkëpunim me Apple.
Në fakt deri më so ka qenë një pyetje e hapur por që ishte jetike që Google të përgjigjej. Kjo pasi Google Play është i vetmi sistem i besueshëm që ekziston për të marrë përditësimet e softueri të telefonave Android në kohën e duhur.
Google thotë se sistemi i tij i përditësimit do të zbatohet në të dy fazat e gjurmimit dhe kontaktit Bluetooth, rrollout fillestar API, që do të vijë muaji i ardhshëm dhe fazën tjetër e cila do të shohë API të ndërtuara për iOS.
Por ndërkohë ekzistojnë një numër i madh pajisjesh Android që nuk përfitojnë nga shërbimet e Google Play: të gjithë Androidët në Kinë dhe Huavvei të shitur në të gjithë botën pas vendosjes së kufizimeve të SHBA-ve. Google nuk lejohet të eksportojë softuer në Huavvei që do të thotë se nuk mund të zbatojë këtë sistem në telefonët e tij, si dhe nuk mund të përfshijë Chrome apo Gmail.
