Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Telefoni i Kasandër Nogës zbardhi ngjarjen/ Të dhënat u përkthyen nga frëngjishtja: U zbuluan dy kontrata vdekje në Tiranë

18:56 / February 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 etg4444 1708877054
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shumë prej 100 mijë euro ishte garantuar nga Kasandër Noga, për të vrarë hasmin e tij në Tiranë, Geron Hasanbelliun.
Por porosia shkoi keq e më keq.

Pasi në vend të goditjes së Hasanbelliut, grupi i kontraktuar nga Kasandër Noga, si Kevin Zeneli Alias Suçi dhe dy persona të tjerë nga Fushë-Kruja ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri automatike drejt anëtarëve të një familje, duke vrarë një person të pafajshëm Erion Çelën dhe plagosur 4 persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 Janar 2022 në rrugën “Don Bosko”. Ndërsa dy vite pas këtij krimi të rëndë, policia dhe prokuroria e Tiranës mundën të zbardhnin krimin.

Për zbardhjen e këtij krimi, rol parësor ka pasur aparati i telefonit të kapur Kasandër Nogës në Belgjikë, gjatë momentit të arrestimit të tij, kur qëlloi mbi Geron Hasanbelliun.

Të dhënat e këtij telefoni janë marë nga prokuroria Belge dhe dërguar autoriteteve Shqiptare për ekzaminim, raporton Ora News.

Për shkak të bisedave në gjuhën francezë, është dashur pak kohë që ato të përkthehen nga Ministria e Drejtësisë dhe mandej ti vihen në dispozicion prokurorisë së Tiranës.

Përmes bisedave, fotove dhe videove, prokuroria e Tiranës ka zbuluar se organizatori për vrasjen e Geron Hasanbelliut në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ishte Kasandër Noga, i cili kundrejt 100 mijë eurove, lidhi një kontratë vdekje me Kevin Suçin dhe dy persona nga Fushë-Kruja ende të paidentifikuar.

Nisur nga kjo situatë dhe analizë provash, pak ditë më parë prokuroria e Tiranës i kërkoi gjyqtares Migena Laska, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Kevin Zenelin, Roland Ahmetsulaj nga Burreli i cili ka një servis makinash në Tiranë.

Masë sigurimi është lëshuar dhe për dy vëllezërit që qëndrojnë në burg, Gentjan dhe Indrit Beqiraj, Ilir Feçi dhe Kasandër Nogën që ndodhet në burg në Belgjikë.

I vetmi që u arrestua gjatë aksionit është Roland Ahmetsulaj, ndërsa personave të tjerë i është komunikuar masa e sigurisë në ambjentet e burgut.

Ndërsa Kevin Suçi, vijon të qëndrojë ende në kërkim.

Të njëjtën persona akuzohen edhe për Sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen, ndaj dy nipave të Geron Hasanbelliut që ushtrojnë aktivitet tregtar tabakino në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Shuma për vrasjen e dy nipave, ishte 50 mijë euro për secilin prej tyre.

Kasander Noga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në/ Kryeministri Rama në Luksemburg në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare

08:34 / October 13, 2026

Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

21:16 / October 12, 2026

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë nga Korça: Çdo grek duhet të kalojë këtu për të parë rrënjët e popullit tonë

20:33 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.