Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Temperatura përvëluese gjatë ditës së sotme

08:30 / June 22, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
summer temperature
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjatë kësaj fundjave vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.

Megjithatë duke filluar nga dita e sotme Anticikloni Afrikan fillon gradualisht tërheqjen e tij duke i lënë vendin masave ajrore më të freskëta dhe relativisht më të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Vranësirat në relievet e larta malore të vendit në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale.

Temperaturat edhe sot do të vijojnë të jenë relativisht të larta (vlera deri dhe në 39 grad celcius) por kjo situatë do të ndryshojë duke nisur nga dita e diel por dhe më pas me rënie të temperaturave dhe vlera të cilat janë brenda “normaleve” të mesatareve klimatike mujore për vendin tonë.

Ndërsa për ata që do ta kalojnë fundjavën në bregdet era do të jetë pak “problematike” pasi në mesditë deri në orët e pasdites, dhe kryesisht ditën e diel, do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7m/s dhe me rrahje deri në 10m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Gjithashtu, orët e para të mëngjesit të ditës së sotme vendi ynë do të përjetëojë fenomenin që quhet “netë tropikale” me temperatura minimale që nuk zbresin posht 26-28 grad (zonat e ulta dhe bregdeti). Temperatura këto që mund të jenë shqetësuese për një kategori vulnerabël të njerëzve.

Anticikloni Afrikan temperatura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

19:40 / July 12, 2025

E hoqën nga puna, Yuri Kim në protestë para DASH

19:08 / July 12, 2025

Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Lahesha me…

18:00 / July 12, 2025

Paketa e maleve, nisin aplikimet/ Aplikimet dorëzohen nëpërmjet portalit E-Albania

17:40 / July 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.