Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Temperaturat e larta shtojnë problemet tek të sëmurët me hipertension, kardiologia tregon si duhet të kujdeseni

20:06 / July 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 610431daf1a4d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vuani nga hipertensioni dhe këto ditë të nxehta po përjetoni ndjesi të fikëti dhe dobësi trupore? Konsultohuni me mjekun pasi temperaturat e larta ndikojnë në luhatjen e vlerave të presionit të gjakut.

“Për shkak të temperaturave shumë të larta që po kalojmë tani gjatë kësaj stine shumë të nxehtë , enët e gjakut, qoftë arteriet, qoftë venat zgjerohen së shumti. Kjo bën që trupi të humbasë më shumë lëngje dhe për këtë arsye pacientët hipertonikë në këto kushte përjetojnë vlera të ulëta të tensionit që shoqërohen me ndjenjën e të fikëtit, marrje mendsh apo dobësi trupore. Por, duhet pasur parasysh që një pjesë e pacientëve mund të përjetojnë edhe kriza hipertensive. Shpesh në verë, ne i përgjysmojmë dozat e medikamenteve. Shpesh, ua heqim fare, por kjo nuk do të thotë se ata janë shëruar nga hipertensioni.”

Kardiologia Jorida Djamandi këshillon për kujdes me mënyrën e të ushqyerit. Mjekja ndalet veçanërisht tek personat mbi 50 vjeç që kanë dhe probleme të tjera shëndetësore.

“Të gjithë pacientët mbi 50 vjeç  që kanë probleme të zemrës, veshkave apo të mushkërive, duhet të kenë parasysh që duhet të hidrohen shumë mirë. Të kufizojmë marrjen e pijeve me sheqer apo ato alkoolike. Nëse konsumojnë shumë kafe, të reduktojnë konsumimin e tyre apo të pinë kafe dekafeinato. Mund të rrisin pak sasinë e kripës gjatë verës që të mos kenë problemin e hipotensionit. Dhe, duhet të kenë kujdes që të kenë një dietë të ushqyeshme, të marrin sa më shume fruta e perime.”

Kardiologia Djamandi sugjeron gjithashtu të shmangen dalja në orët e pikut të temperaturave dhe të mbahen nën kontroll dhe vlerat e tensionit. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.