Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tension në KZAZ nr.16 Mat/ Komisioneri i PD-së kërcënon kolegun: “Ta pres kokën…”

20:00 / October 23, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pallati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr.16 në Mat, ku debatet mes komisionerëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste kanë degjeneruar në kërcënime serioze.

Sipas burimeve nga vendngjarja, gjithçka ka nisur në momentin kur komisionerët e PS-së kanë kërkuar verifikimin e saktësisë së firmave në listat e zgjedhësve që mbështesin kandidatët e pavarur.
Komisioneri socialist Eduart Abazi, me profesion jurist, është shprehur se kërkesa bazohej në dispozitat e Kodit Zgjedhor, që parashikon kontrollin e këtyre listave përpara miratimit.

Në këtë moment, komisioneri i PD-së Halil Lleshi ka kundërshtuar ashpër kërkesën, duke deklaruar se verifikimi nuk do të kryhej. Debati verbal është përshkallëzuar, dhe sipas dëshmitarëve, Lleshi ka kërcënuar Abazin me fjalët: “Unë ta pres kokën!”

Për shkak të tensionit të lartë, komisionerët e PS-së Kastriot Panavija, Kujtim Kurti, Eduart Abazi dhe sekretarja Ola Sinani janë detyruar të largohen nga ambientet e KZAZ-së.

Pas incidentit, mësohet se Eduart Abazi do t’i drejtohet organeve të drejtësisë, duke kërkuar ndëshkimin e autorit për kërcënimin e bërë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

eduart abazi koken kzaz 16 pres tension
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026

Protesta para Kryeministrisë, arrestohen 14 persona pas përplasjeve me policinë

11:27 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.