Trazira në Athinë. Një video po bën xhiron e internetit ku shihet momenti kur personat me kapuç sulmojnë një makinë policie.
Siç shihet edhe në video persona me kapuç dhe maskë anti-Covid kanë dalë nga Universiteti Ekonomik dhe pasi u kanë vënë flakën kazanëve të plehrave kanë shkaktuar incidente.
Më tej, shohim momentin kur personat me kapuç sulmojnë me gurë një patrullë të EL.AS, por edhe mometin kur polici qëllon me armë zjarri në ajër për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
A policeman shot four rounds in the air after being attacked in the center of Athens when his car was attacked with stones.#Athens #Greece pic.twitter.com/8rhNF1q5DB
— CGTN Europe (@CGTNEurope) April 5, 2023
