Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tensionet në KZAZ, deklarata e fortë e Lleshajt: Do të shkrihen disa polici bashkiake

14:52 / June 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lleshaj 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata e krijuar në disa KZAZ në vend, që janë të bashkive të djathta, ka sjellë dhe deklaratën e fortë të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ai tha se qeveria do të marrë masa të menjëhershme për të shkrirë disa struktura të policisë bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë misionit të tyre.

“Qeveria do të marrë masa të menjëhershme në pajtim me ligjin të shkrijë disa struktura të policisë bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë misionit të tyre dhe janë shndrruar në një rrezik publik, askush nuk do të tolerohet. Ndoshta kjo mund të jetë pak por është shumë e sigurtë”, deklaroi ministri Lleshaj.

Ai tha se opozita jashtë parlamentare është futur në një spirale të rrezikshme që po dëmton dhe interesin publik. “Spirale të rrezikshme jo vetëm të vetëshkatërrimit po dëmtimit të interesit publik, në të njëjtën kohë shfaqje brutale e dëshpërimit politik të kthyera në veprimtari të paligjshme dhe akte kriminale që do të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit”, tha Lleshaj.

Policia po provokohet tha ai, por do të përgjigjet me vendosmëri deri në fund. “Fatkeqësisht individë të verbuar politikisht, kryesisht punonjës bashkish, më keq punonjës të policive bashkiake po gabojnë rëndë duke u përdorur si mish për top nga drejtuesit e tyre të bashkive dhe udhëheqësit dritëshkurtër të këtyre të fundit në Tiranë”, tha më tej ministri, duke u bërë thirrje të “mos marrin mbi vete barra të rënda ligjore duke kryer krime elektorale të dënueshëm nga kodi penal”.

sander lleshaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.