eksa në disa KZAZ të vendit janë shënuar tensione mes mbështetësve të opozitës dhe policisë gjatë shpërndarjes së materialeve zgjedhore, kryeministri Edi Rama ka një paralajmërim për ata që bëjnë krim elektoral.
Ai tha sot në një takim me banorët e Tiranës se ata që bëjnë krim elektoral nuk do të lejohet të dalin jashtë vendit për 5 deri në 10 vite. Kjo masë tha ai do të kalojë në Parlament që këtë të enjte.
“Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral. Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament. E gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi. Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve. Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Ata nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, deklaroi Rama.
