Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tensionet në Partinë Demokratike: Balliu: Ja si po vepron Basha. Miku i vetëm i tij është…

12:08 / November 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klevis balliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se Lulzim Basha se po krijon vetëm armiq dhe është mbyllur në zyrën e tij.

Ai theksoi se po e mban vulën në xhep, pasi sipas tij, vetëm ajo i ka mbetur. “Basha i futi këto kundërshtarë të tjerë në PD, Metën dhe të tjerët. Basha ka mbetur në zyrë, e provoi me Metën, me Berishën e nuk ngjiti. Fushatën e bëri vetë, izraelitët i thirri vetë, strategjinë e bëri vetë dhe fjalimet. Ky nuk ka faj, por të tjerët, ne e kemi fajin. PD s’ka lidhje me Metën. Ai thotë rri unë në zyrë se kam vulën. Vulën një njeri e mban një për do të bëjë biznes e rri në zyrë. Si zgjidhet kjo krizë? Hajde bëjmë votim zotëri”, tha Balliu.

Çipa nga ana e tij e cilësoi si të papranueshme faktin që në këtë përplasje futen persona të tretë apo të katërt, duke nënkuptuar edhe Metën.

“U ndanë në datat e llogoreve, por të ishit në vullnet do të kishit gjetur një konsensus. Sepse aktualisht kemi dy struktura paralele. Sa i përket deklaratave të Metës se Basha erdhi duke qarë, kjo është një sjellje jo fort etike, në sjelljen e komunikimin publik në jetën e liderëve politikë. Ky konflikt i liderëve është pas portave. Në 2017 e kemi përjetuar një gjë të tillë, nuk e kemi më një krizë të përfaqësimit, ose të mos përfaqësimit. Natyrisht me një lojë të re, për llogari të reja. Duhet të mbyllet një proces i konfliktit juridik të PD. Është në konflikt se cilin do të njohë Kuvendin. PD është e vetmja forcë politike për rotacion, e funksionimin e zgjedhjeve. Kjo nuk rëndon de facto jo vetëm PD, por edhe ne si qytetarë. Këta do të shkojnë në gjykatë, për të përcaktuar se kush do ta ketë të drejtën e vulës”, tha Çipa.

Por Balliu shtoi se “I vetmi hall që ka Basha është që të mos më bëni një mocion mosbesimi. Kuvendi po mblidhet me 11 e ai the që nuk do ta mbledhësh, dhe po bën anti Kuvend më 18 dhjetor”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026

Reforma territoriale në Kuvend/ Drafti prezantohet në komisionin e ligjeve

15:28 / September 23, 2026

Kreu i SHISH në arrest shtëpie, debate në Komisionin e Ligjeve! PD: Ka rënë shteti, siguria kombëtare është cenuar

11:13 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.