Protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç është paralajmëruar të vijojë edhe këtë të martë
Dje ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit e të lejonin lëvizjen e dy makinave të forcave të posaçme.
Protestuesit iu përgjigjën me gaz lotsjellës e gurë duke lënë të paktën 25 ushtarë të KFOR-it të plagosur. Ditën e djeshme, NATO bëri thirrje të ndalet dhuna e paprovokuar dhe i quajti sulmet të papranueshme.