Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Tensionohet situata mes socialistëve të Fierit/ Elezaj i përgjigjet Petro Koçit: Ti je mësuar të tradhtosh partinë!

13:20 / July 21, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60f7fc0c883f6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një debat i nxehtë ka nisur mes socialistëve të Fierit, nisur nga rezultati jo i mirë gjatë zgjedhjeve të 25 prillit në këtë qark.

Deputeti i zgjedhur i PS në Fier, Petro Koçi ka akuzuar strukturat se nuk kanë punuar dhe kanë vendosur njerëz sa për “dekor politik”.

Ndër personat që ai ka përmendur ishte dhe kryetari i PS për Rajonin 2 në Fier, Fatjon Elezaj. Mirëpo Elezaj nuk e ka pritur mirë këtë dhe ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i Fatjon Elezaj:

Mirëmbrëma miq !

Pas kalimit me sukses të zgjedhjeve marr shkas nga përmendja e emrit tim në statusin e deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste.

Si fillim dua të sqaroj për të gjithë ju dhe për deputetin se unë:

– jam një familje e konvertuar në partinë socialiste pasi prindërit e mi kanë qënë anëtar edhe në partinë e Punës së asaj kohe;

– gjithashtu dua t’ju garantoj se që nga themelimi i Partisë Socialiste dhe deri më sot për asnjë moment të vetëm nuk jam larguar nga Partia Socialiste pavarësisht vlerësimit nga Partia Socialiste , jam krenarë që babi im ishte me Partinë Socialiste në 91, 92 , 96 dhe në 2005 ku duhet ta dimë mirë se PS e sotme nuk është ps e kpd- ve të 2000 -it ku një takëm pështyheshin e lëpiheshin sipas interesit të tyre personal duke e nxjerrë PS në opozitë në 2005.

Sot PS ka zot. Ka Edi Ramën që tipave të tillë ia ka treguar rrugën që në fillim.

Miqtë e mi dua të sqaroj se kjo fushatë nuk ishte aspak normale për shkak të situatës që u krijua nga Covid 19 por për një gjë jam shumë i sigurt. Në sinqeritetin e çdo kryetari të OS dhe të çdo anëtari të PS për punën e bërë.

Gjithashtu dua t’ju them se ne ishim pa kryetar PS për Bashkinë Fier pasi kryetari i emëruar në krye të PS pas daljes së listës nuk indinjoi as për një falenderim ndaj Asamblesë së qytetit apo antarësisë.

Dua t’ju bëj me dije se ne çdo takim që ne patëm kryetari i emëruar i PS nuk mori pjesë as për të thënë 2 fjalë e as për të mbështetur Partinë Socialiste apo ne si përfaqësues të saj. E gjithë fushata u menaxhua nga Drejtuesi Politik i Qarkut z. Gramoz Ruçi dhe nga Kryetari i Bashkisë z. Armando Subashi.

Të gjithë ne bëmë të pamundurën për të fituar sa më thellë me të gjithë anëtarët, me të gjithë Kandidatët për Deputet të cilët nuk hiqnin dot dorë nga vota individuale.

Ju zoti deputet i zgjedhur nuk mund të flisni në emër të PS Fier por të njesive të cilat ju mbuloni si deputet pasi ju Fierin e braktisët sapo doli lista e kandidatëve për deputet. Morët njësitë tuaja dhe as nuk u kujtuat se ishit kryetar i emëruar i PS.

Ekipet e Partisë Socialiste treguan se janë më të forta se ato të 1997-2005 duke siguruar mandatin e 3 -të rradhazi me kryetarin e tyre dhe me qendrimin që ka patur Partia Socialiste në terësi. Ju po vazhdoni të tentoni të përçani Partinë Socialiste Fier duke shkruar nëpër rrjetet sociale.

Ne Socialistët e Fierit si të gjithë Socialistët e Shqipërisë kemi punuar fort për kanditatët tanë për kryetar Bashkie dhe deputet.

Ne Socialistet jemi të sigurt se Partia Socialiste është partia e së drejtës dhe e vetmja forcë politike që bën shtet dhe Drejtësi. Ne e mirëpresim drejtësinë mbi këdo që ka abuzuar në çdo qytet të Shqipërisë dhe në Fier , por kurrë nuk i përçajmë radhët tona duke ngritur akuza të pabaza ose akuza për të cilat ne nuk jemi të sigurt.

Ju zoti kandidat brenda 3 ditëve keni reagime të ndryshme të cilat na habisin dhe neve.

Me këtë që keni bërë ju zoti deputet i zgjedhur keni treguar se interesat tuaja personale janë më të mëdha se qyteti ynë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Dita e dytë e analizës në Pogradec/  Sot “testohen” ministrat, Rama kërkon llogari për çdo dikaster

09:48 / August 24, 2026

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.