Situatë e tensionuar edhe këtë mëngjes në Shkozë. Forca të shumta policie kanë rrethuar disa nga banesat që do të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Banorët kanë deklaruar se IKMT ka njoftuar për t’u shembur disa nga banesat në kuadër të projektit të Unazës Lindore të kryeqytetit, por sipas tyre nuk kanë marrë më parë vendimin.
Një ditë më parë pati tensione dhe përplasje mes banoreve dhe policisë. Ndërkohë që rruspat shembën vetëm njërën nga banesat. Banoret qëndruan të ngujuar nëpër tarraca për të mos lejuar ndërhyrjen e forcave të IKMT.
