Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tentakulat e mafias shqiptare të shtrira deri tek qeveria ekuadoriane? Ministri i Bujqësisë jep dorëheqjen

20:40 / February 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lasso.jpg 1718483346
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Bujqësisë së Ekuadorit, Bernardo Manzano u dorëhoq pas raportimeve në media që hidhnin dyshime për mënyrën sesi e mori këtë post në Maj të 2022. Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, emri i ministrit doli në hetimet që policia po bënte mbi aktivitetin e biznesmenit Ruben Cherres, i dyshuar për lidhje me mafian shqiptare.

Të martën, Manzano i paraqiti presidentit ekuadorian Guillermo Lasso dorëheqjen, në mesin e asaj që duket të jetë një skandal i përmasave të mëdha.

Gjithçka erdhi pas publikimit në media të një raporti konfidencial të njësisë antidrogë. Muaj më parë, shërbimet e inteligjencës nisën të hetonin lidhjet e mundshme të biznesmenit Ruben Cherres me mafian shqiptare.

Përgjimet e bisedave telefonike në 2021-n tregonin se biznesmeni në fjalë i kërkoi Manzano-s CV-në e tij, fakt që ngre dyshimet për mënyrën sesi e mori postin ministri tashmë i dorëhequr. Manzano dyshohet se u bë pjesë e qeverisë pasi i dha rezymenë e tij Ruben Cherres, i cili është po ashtu mik me Danilo Carrera-n, kunatin e Presidentit të Ekuadorit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në radiot vendase, Manzano pranoi ekzistencën e këtyre bisedave, por tha se ai ishte bërë Ministër i Bujqësisë pasi ishte takuar personalisht presidentin Lasso.

ministri

“Gjatë orëve të fundit një portal dixhital deklaron se ardhja ime në qeveri ndodhi për shkak të ndikimit nga një person i jashtëm nga administrata. Pavarësisht falsitetit të këtyre pretendimeve, e vlerësoj të matur që të largohem për të parandaluar që kjo koincidencë fatkeqe të përdoret për të dëmtuar qeverinë dhe për të hedhur dyshime për integritetin e menaxhimit të saj”, tha Manzano në një postim të rrjetet sociale, ku bëri të ditur dorëheqjen nga posti.

Informacionet në fjalë u publikuan nga La Posta, një portal dixhital që denoncoi praktikat korruptive dhe pastrim parash që mund të implikojnë edhe vetë presidencën.

Publikimi i këtyre materialeve të inteligjencës vendase përmban gjithashtu informacione që kompromentojnë edhe kunatin e Presidenti Lasso, Danilo Carrera, një biznesmen që La Posta e cilëson si “kumbarin” e një rrjeti të dyshuar korrupsioni me kompanitë publike në sektorin energjetik.

Një moment që të dhënat konfidenciale u publikuan në media, administrata e Lassos tha se raporti i policisë ishte arkivuar një vit më parë, pasi nuk përmbante elemente për të nisur procedim penal ndaj personave të përfshirë. Megjithatë ky sqarim zyrtar nuk mjaftoi për të qetësuar krizën politike që po kalon aktualisht Ekuadori. Aktualisht janë disa grupime në Kongres që po vlerësojnë mundësinë e një hetimi politik, që mund të lëkundë pozitat e presidentit Lasso.

mafia

Portali La Porta thotë se raporti i Njësisë Antidrogë i Policisë Kombëtare në Ekuador provon “lidhjet e forta” në nivele të larta të trafikut të drogës me administratën ekuadoriane, nëpërmjet kunatit të presidentit, Danilo Carrera dhe një drejtuesi të skemës korruptive.

Raporti gazetaresk thekson se qeveria donte ta zhdukte këtë dokument ku tregohej sesi Carrera dhe miku i tij Ruben Cherres kishin lidhje me një kompani që dyshohet se përdorej si front për tregtimin e drogës e madje kishin marrë pjesë në takime të mafias shqiptare.

Mediat lokale publikuan po ashtu foto dhe dokumente për të provuar këto akuza.

Gazetari Andersson Boscan, drejtuesi i grupit të gazetarëve investigativë, tha se raporti prej 145 faqesh, të cilin ai e dispononte, do t’i dorëzohet autoriteteve dhe instancave të tjera të drejtësisë, Asamblesë Kombëtare dhe medias ndërkombëtare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Ndërron jetë punonjësi i Bashkisë Tropojë, plagosen tre të tjerë

13:46 / September 8, 2026

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.