Policia shoqëron 8 persona për tentativën e grabitjes në banesën e një 79-vjeçari në Torovicë të Lezhës.
Nikoll Buja ka njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e tij në Torovicë për të vjedhur.
Autorët e dyshuar, sapo kanë konstatuar pronarin e banesës janë larguar menjëherë nga banesa, pa marrë asnjë send a vlerë monetare dhe nuk kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 79-vjeçarit.
79-vjeçari, pas largimit të autorëve nga banesa e tij, ka qëlluar me armë gjahu çifte në ajër për të njoftuar komshinjtë.