Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjeçar të hpallur në kërkim, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në pranga ka rënë i riu me dy emra R. SH alias J. O., banues në Vlorë, pasi më datë 13.12.2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasi me armë zjarri, shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin R. SH alias J. O., banues në Vlorë.

Ky shtetas, më datë 13.12.2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasi me armë zjarri, shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Vlorë. Më parë në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga nga Policia shtetasi K. M., 47 vjeç, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here