Dy persona kanë tentuar dje të rrëmbejnë me forcë një të ri në Vlorë.
Sipas raportimit të policisë, janë shpallur në kërkim shtetasit Sandri Sulaj, dhe Sadedin Jaupaj, të dy banues në fshatin Armen (Vlorë), pasi për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë me forcë shtetasin A. S.
Policia tha se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
