Çështja e lobimit rus e Partisë Demokratike në SHBA është bërë tashmë një betejë me drejtësinë e cila ditën e sotme me kalimin për gjykim të saj për mbylljen e hetimeve,
Kreu i opozitës Lulzim Basha është thirrur për herë të dytë si i pandehur në Prokurori në lidhje me cështjen e lobimit rus.
Kjo është hera e dytë që Basha është thirrur në cilësinë e të pandehurit.
Rasti i parë ishte “afera” me rrugën e kombit “Dosja e Kalimashit”, ku në fakt procesi u mbyll për çështje proceduriale.
Por kush prokurori i cili ka firmosur marrjen si i pandehur për kreun e opozitës?
Prokurori Ervin Karanxha i cili është prokurori që i ka dërguar dy fletë thirrje për ta pyetur Lulzim Bashën gjatë vitit 2007.
Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarësh në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.
Pak muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga “Biniatta Trade”, një kompani e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”.