Një mjet ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në Elbasan, teksa drejtuesi i saj është përpjekur që ta ndezë.
Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk ka pasur lëndime, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të vënë në kontroll flakët. Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur dhe efektivët e policisë për të hetuar dhe zbardhjen e shkakut të zjarrit.

