Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Larisës në Greqi. Gjithçka nisi kur policia mori sinjalin se një makinë e vjedhur me një pasagjer, po lëvizte në autostradën Athinë-Selanik, duke u nisur drejt kryeqytetit.
Pasi policia ka nisur ta ndjekë, shoferi nuk ka ndaluar. Ai u largua sërish nga autostrada, duke zgjedhur rrugë dytësore, ndërsa policia vijonte ndjekjen e tij.
Pas disa orësh ndjekje si në filma, shoferi ka braktisur mjetin pasi është përplasur me një mur dhe më pas ka tentuar të arratiset në këmbë. Më vonë, në rrethana ende të paqarta, një oficer policie dyshohet se e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shoferin, i cili raportohet se bëhet fjalë për një të huaj 20-vjeçar me origjinë siriane.
