Teksa në autostradën Tiranë-Durrës “Porsche” filmohej nga brenda një tjetër makine, shoferi që e drejtonte shkel gazin deri në fund.
Fuqia e motorit të saj bëri që makina të xhironte dhe spostohej në rrugë, e për pasojë të dilte jashtë saj dhe të përfundonte në një kanal anësor.
Fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar por vetëm për dëme materiale të konsiderueshme duke përllogaritur vlerën e makinës luksoze.