Një 71-vjeçare është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi tentoi që të godiste me shufër hekuri një punonjës të një institucioni për shkak të detyrës.
Gjatë kontrollit policia i gjeti në çantë edhe një shishe me benzinë, e cila më pas u sekuestrua.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen V. Sh., 71 vjeçe, pasi ka tentuar të godasë me shufër hekuri, punonjësen e një institucioni, për shkak të detyrës. Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet një shishe plastike e mbushur me lëndë djegëse benzinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.