Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tentoi të kalonte kufirin me emigrantë të paligjshëm, arrestohet 37-vjeçari

14:00 / June 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Komisariati gjirokaster 750x411 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, është finalizuar policor i koduar “Road Guard 60”.  Është kapur në flagrancë duke transportuar me automjet, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë që do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, ku është vënë në pranga një 37-vjeçar.

Noftimi i policisë:

“DVP Gjirokastër/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 60”.

U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë që do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 37-vjeçari. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë që u gjet në këtë automjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 60”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: R. A., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Shtëpëz”, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë nga vendet MENA, të cilët do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njofton policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosur

13:46 / July 22, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.