Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Tentoi të korruptonte policin, e pëson keq i riu në Tiranë

15:57 / July 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60f18d4e84173
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore ka vijuar aksionin për të identifikuar shkelësit e rregullave dhe për të parandaluar kështu aksidentet e mundshme.

Gjatë 24 orëve të fundit janë goditur dy raste të mitëdhënies, nga Policia Rrugore e Tiranës.

Gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Kastriotët” pranë Casa Italia-s, u konstatua shtetasi B. Sh. duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë ndërkohë që drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, ndërsa në rrugën “Teodor Keko”, u konstatua shtetasi E. G. që po përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit. Të dy këta drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi iu kanë ofruar para punonjësve të Policisë, për të shmangur masën administrative.

Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara, janë konstatuar dhe vënë në pranga 11 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

43 leje drejtimi të pezulluara, nga këto: 32 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur;

1911 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

-Falë telefonatave të qytetarëve, janë parandaluar 4 ngjarje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, konkretisht:

• Në Sarandë u kap në flagrancë shtetasi A. J., i cili drejtonte mjetin “Audi”, në gjendje të dehur, në masën 1.02 mg/l alkool dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë;

• Në Divjakë është arrestuar në flagrancë shtetasin A. S., i cili drejtonte mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l, dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë;

• Në Tiranë u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe gjatë tentativës për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë përplasi edhe një mjet, duke i shkaktuar dëme materiale;

• Gjithashtu, në Tiranë është arrestuar I. M., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l dhe qarkullonte me shpejtësi në rrugët e qytetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.