Atletja shqiptare Luiza Gega ka deklaruar në një intervistë televizive së fundmi se ka kaluar një gjendje depresive kur ka qenë në Kenia.
“Ka qenë në fakt një periudhë edhe depresive, që mu desh të kaloja për 4 muaj në një vend të huaj të pasigurt sic është Kenia”, tha ajo.
Pikërisht në këtë vend, ajo ka treguar se ka pasur dhe një rast kur dikush ka tentuar t’i futet në dhomë, por atë natë ajo nuk ka qenë aty.
“Tentativë që futen për të vjedhur në dhomë, ka qenë histori në pandemi, ne jetonim në një qendër në Kenia, trajneri kishte dhomën e tij unë timen. Unë atë natë do rrija te vajzat nga Ukraina se kishin një shtëpi të madhe e ai e kishte dëgjuar zhurmë e më shkruan ke ardhur sonte? I them jo, e aty e kupton që dikush po tenton. Kishte qenë roja që ne na ruante qendrën”.
