Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Vidhas.
Një makinë ka tentuar të shmangë një kalimtar dhe për pasojë është përplasur me bordurën anës rrugës. Të plagosur janë shoferi i mjetit dhe një pasagjer. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.