Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tentuan ta rrëmbejnë me forcë dhe e plagosën 31-vjeçarin, një në pranga dhe katër në kërkim

09:27 / August 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia fier
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen e tri ditëve më parë ku u plagos një 31-vjeçar. Sipas burimeve zyrtare, pesë persona kanë tentuar ta rrëmbëjne dhe e kanë plagosur me armë zjarri të riun. Njëri prej tyre ka rënë në pranga ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I PLOTE

Patos, Fier

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç.

Arrestohet një prej autorëve, shpallen në kërkim katër të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe i punës hetimore intensive, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e një prej autorëve dhe shpalljen në kërkim të katër autorëve të tjerë. Konkretisht u arrestua shtetasi:

Xh. S., 24 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

E. S., 28 vjeç; V. S., 23 vjeç; A. S., 24 vjeç dhe K. S., 32 vjeç, të katërt banues në Patos.

Këta shtetas, në datën 17.08.2020, rreth orës 19:00, në afërsi të Stadiumit në Patos, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Për këtë ngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja pistolete, si edhe 4 automjete të autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” , “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit e mbetur në tentativë” të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Washington, pranë Shtëpisë së Bardhë, disa të plagosur. Autori në arrati

15:39 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.