Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Teoria fantastike e Dostojevskit. A do jesh e lumtur po të kesh gjithçka ?!

16:50 / February 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
happy girls in rain wallpapers 51
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çfarë të bën të mendosh se do të jesh lumtur nëse do të kishe gjithçka që ke dashur ndonjëherë? Ndoshta do ta kesh aftësinë të jesh i lumtur sepse e di se si është të mos kesh asgjë. E megjithatë një realitet i çuditshëm është së edhe në rastet që marrim “The Happy Ending”, përrallën, çdo gjë që duam, prapë kemi prirjen dhe dëshirën e fortë për ta shkatërruar atë. Shohim përditë familje të përsosura që shkatërrohen nga tradhëtia, biznesmenë brilantë që humbasin në vesin e kumarit, adoleshentë me të ardhme të shkëlqyera, familje të devotshme dhe makina të shndritshme që i vendosin shkelmin gjithckaje për një dozë të nxehtë të injektuar në vena.

girl happy field2

Nga maja e Olimpit drejt ferrit të vetëshkatërrimit. Dhe lind pyetja pse këta njerëz nuk janë të lumtur kur kanë gjithçka? Një përgjigje mund ta ketë Fyodor Dostoyevsky, i cili konsiderohet si një nga shkrimtarët më të lexuar të të gjitha kohëve, si dhe një nga psikologët më të mëdhenj në historinë e letërsisë. Veprat e tij me të vërteta therrëse e marrin nismën në historinë jetësore të shkrimtarit. Epileptik, me një varësi të thellë nga kumari, i burgosur për tetë muaj në një qeli ku nuk depërtonte drita e diellit, zvarritur para togës së ekzekutimit vetëm për ti lajmëruar momentin e fundit se i është falur jeta duke e lënë me trauma të përhershme, dhe pastaj flakur për katër vjet në një kamp pune në Omsk ku ishte i ndaluar te prekte laps e letër.

Happy woman 2

Dostoyevski pati gjatë jetës një takim me skutat më të fshehura të natyrës njerezore, dhe çfarë pa poshtë petkave të saj e trajtoi mjeshtërisht në librat e tij. Sipas Dostoyevsky merreni një njeri dhe dhurojini çdo bekim tokësor, mbyteni në një det lumturie, dhe madje dhe atëherë, ky njeri, për shkak të mosmirënjohjes së pastër do t’iu luajë ndonjë mashtrim të neveritshëm. Ai është i gatshëm të rrezikojë vaktet e tij luksoze, duke dëshiruar me zjarr mbeturinat më fatale, absurditetet më jo ekonomike, vetëm për t’i prezantuar këtij realiteti pozitiv racional elementin e tij fantastik fatal, vetëm për t’i provuar vetes se është akoma human dhe jo një çelës pianoje (perfekt, i programuar).

Bota na thotë “Ti ke nevoja – kënaqi këto nevoja. Ke po aq të drejtë sa të pasurit dhe të fuqishmit, mos harro t’i plotësosh dëshirat e tua, zgjeroji ato dhe kërko më shumë”. Kjo është doktrina botërore e ditëve të sotme. Dhe kjo konsiderohet si liri. Rezultati i kësaj për të pasurit është izolimi dhe vetëshkatërrimi, për të varfërit është lakmia dhe krimi. Sipas Dostoyevsky lumturia nuk ëshë një destinacion, një njeri mund të jetë vërtetë i kënaqur vetëm kur është duke kërkuar për të.

Parë në këndvështrimin e njerëzorëve të thjeshtë, të kesh gjithçka do të thotë të mbetesh pa një destinacion. Alpinistët marrin adrenalinë nga ngjitja e maleve, gjithmonë duke kërkuar një mal më të lartë. Në nëvetëdijen tonë edhe ne kërkojmë dinamiken, të ndjehemi se kemi kontroll mbi jetën tonë.

happy girls in rain wallpapers 51

Kështu që shanset janë se edhe sikur të kesh shtëpine e endërrave, makinën e fundit, punën e jetës, njeriun perfekt në krah, ndërkohë që dielli të jetë duke lindur prapa qepallave të tua kur je ulur në sediljen pranë dritares në një fluturim të klasit të parë për pushime tre javore në Maldive, ka shumë mundësi të mbyllësh perden edhe të ëndërrosh për diçka më shumë. Sipas Dostojevskit kjo është natyra njerëzore. Gjithësesi kjo teori sugjerohet të provohet në një fluturim të klasit të parë për Maldive.

dostojevski lumtur teoria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.