Një 45 vjeçar u ndal para shtatores së Skënderbeut dhe nisi të bërtasë me fjalët “Zoti është një”.
Meqë kjo shprehje shfrytëzohet prej njerëzve që kanë për qëllim sulme të mëdha, organet e rendit u alarmuan me të marrë lajmin, por doli se M. H. pati për qëllim ta vrasë veç veten. 45-vjeçari e theri veten në gjoks, por nuk mori plagë vdekjeprurëse. Kjo u vërtetua që në vendin e ngjarjes pas trajtimit që i dhanë mjekët e urgjencës.
Shtetasi shqiptar nga Tepelena del të ketë qenë nën ndikim të substancave psikotrope dhe, nën përcjellje të policisë, është dërguar për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë.
M.H. është parë të ketë qëndruar në ambientet para qeverisë që prej mëngjesit dhe dyshohet të jetë një person që kërkon lëmoshë.