Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tërheqja e PS nga komisionet online, Alfred Rushaj: PS u kthye në ligjshmëri

12:16 / September 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alfred rrushaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste është tërhequr nga komisionet online, bëri të ditur kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.

DEKLARATA E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, ALFRED RUSHAJ

Më vjen mirë që pati një kthesë në ligjshmëri dhe reflektim për të zbatuar ligjin dhe rregulloren nga drejtuesit e Partisë Socialiste.

Por që t’iu përgjigjem pyetjes tuaj, në fakt nuk e konsideroj si betejë të fituar. Ata kanë rënë dakord që të zbatojnë ligjin.

Është kaq e thjeshtë dhe nuk do të doja që të drejtën që qytetarët shqiptarë kanë në bazë të rregullores dhe Kushtetutës për transparencë, për të dëgjuar përfaqësuesit e tyre politikë në Kuvend teksa diskutojnë për projektligje, për nismat që do të prekin jetën e tyre, të quhet si fitore.

Përkundrazi, është diçka që drejtuesit e PS duhet ta bënin që në fillim dhe të mos futeshin fare këtij debati.
 
Ju kujtoj që dy ditët e fundit, dje dhe sot, ka pasur zhvillime të paligjshme, tërësisht në kundërshtim me rregulloren dhe Kushtetutën, të disa komisioneve parlamentare, të cilat përveçse frikës për debat, përveçse përpjekjes për t’iu shmangur debatit, përpjekjes që zëri i opozitës të mos dëgjohet, unë nuk shoh qe te ketë asnjë qëllim tjetër përveçse kësaj.
 
Pyetje: A janë vaksinuar deputetët e PD-së dhe sa është numri?
 
Rushaj: Asnjëherë nuk kemi qenë kundër vaksinimit. Dua t’ju kujtoj që ka qenë një propozim i zv/kryetarit të Kuvendit z. Enkelejd Alibeaj në konferencën e kryetarëve. Mund t’i shihni të zbardhura procesverbalet. Ka qenë ai që ka propozuar që në respekt të çdo protokolli sigurie për jetën dhe shëndetin të mund të zhvillohen këto mbledhje, dhe kjo përfshinte edhe vaksinimin edhe testin. Por, për fat të keq kemi gjetur një refuzim të PS-së dhe anëtarëve të PS-së në Konferencën e Kryetarëve që të zbatojnë rregulloren qoftë edhe në përputhje me standardet që janë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin.
 
Pyetje: Grupi demokrat është vaksinuar? Jeni në dijeni sa anëtarë?
 
Alfred Rushaj: Kjo gjë do të jetë pjesë e diskutimeve në çdo mbledhje të komisioneve, por ne presim ditën e hënë kur të bëhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për të diskutuar më në detaje se si do të jetë zhvillimi i mbledhjes së komisioneve në vazhdim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.