Policia e Fierit ka reaguar pas pamjeve të publikuara, ku një i ri dhunonte dhe tërhiqte zvarrë një të moshuar.
Blutë njoftojnë se sot është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi O. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se ishte goditur me grushte nga një person që nuk e njihte.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, nisi procedimi penal për autorin, E. H., 29 vjeç, banues në Behaj të Mallakastrës, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
