Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tërmet i fortë në Itali, pëson dëmtime Katedralja e Sienës

16:11 / June 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2960
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tërmet me magnitudë 3.7 është ndjerë në provincën e Sienës në Itali, duke shkaktuar dëme në zonën e pagëzimit të Katedrales. Mediat italiane bëjnë të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar 4 kilometra në verilindje të Poggibonsi dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.

Pas tërmetit kanë rënë disa suva të Pagëzimores së Katedrales së Sienës, ndërsa po këqyret për   konstatimin e ndonjë dëmi edhe brenda Katedrales, e cila ndërkohë është evakuuar. Si masë paraprake, disa rrugë në qendrën historike janë mbyllur për makinat dhe këmbësorët.

Tronditja u regjistrua në orën 12: 19 dhe është ndjerë edhe në Firence dhe në qytetin e Palio.

Pas tronditjes, bashkia e qytetit të Palios vendosi të evakuojë, “si një masë paraprake dhe për të shmangur çdo çështje kritike” Torre del Mangia që ka pamje nga Piazza del Campo dhe Muzetë Qytetare dhe Ujore. Gjithashtu është vendosur që sot dhe nesër të gjithë muzetë komunalë të qëndrojnë të mbyllur. Kompleksi muzeor Santa Maria della Scala gjithashtu. Brenda spitalit antik në momentin e evakuimit ishin rreth 30 vizitorë. Edhe për nesër është urdhëruar mbyllja e kompleksit muzeor. Me urdhër të prefektit të Sienës dhe për të garantuar sigurinë e të gjithëve, u mbyllën menjëherë edhe godinat universitare në Siena. Duke pezulluar aktivitetet.

Në rrjetet sociale, guvernatori toskan Eugenio Giani, shkroi se “tërmeti u ndje nga qytetarët, por nga kontrollet e para për momentin nuk ka dëmtime. Kontrollet vazhdojnë në shkolla dhe godina”.

Shkurtin e kaluar, Siena ishte në qendër të një serie tërmetesh që zgjati për ditë të tëra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikua vrasja e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë

09:47 / October 24, 2026

Stuhia e fuqishme godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa pa energji elektrike

09:34 / October 24, 2026

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.