Paniku i tërmetit është rikthyer në zonën e Korçës. Lëkundjet e fuqishme u ndjenë mëngjesin e sotëm, në orën 6.25.
Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Boboshticë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth. Nuk dihet ende nëse ka dëme materiale apo lëndime në njerëz.
