Pas tërmetit katastrofik që goditi mëngjesin e sotëm vendin tonë, flamuri i Shqipërisë në NATO është ulur në gjysmë shtizë.
Njoftimin e bën të ditur vetë NATO-ja në një postim në Twiter.
“Flamujt e Aleatëve tanë Shqipërisë dhe Francës janë në gjysmë shtizë jashtë selisë së NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe në nderim të ushtarëve francezë të rënë në Mali”, shkruan Aleanca Veri Atlantike në Twitter.