Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tërmeti, Gjonaj prezanton paketën ligjore: Ndërtuesit me shkelje do futen në “listën e zezë”

17:12 / October 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
etilda gjonaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thuajse një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të kaluar që la pas 51 viktima, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që vendos masa ndëshkimore për përgjegjësit e ndërtimeve jashtë kritereve ligjore. Gjonaj tha se ky ligj ka për qëllim të vërë para përgjegjësitë ata që me veprimet apo mosveprimet e tyre rrezikojnë jetën e qytetarëve. Pjesë e ligjit, do të jetë edhe lista e zezë, siç e quajti ministrja e cila do të rendisë projektuesit e godinave që do të gjenden me probleme nga një grup vrojtuesish.

“Synohet të rregullohen përgjegjësitë e zhvilluesit që do të konsiderohet përgjegjës, në rastin e dorëzimit të kontratës por ne në rast dëmtimi duke marrë parasysh kostot. Është parashikuar që pavarësisht ndërhyrjes së punimeve, të ketë një leje ndërtimi nga IKMT. Synohet të ndryshohet mënyra se si do trajtohen ndërtime pa leje, duke vendosur sanksione kur ndërtimet pa leje janë shtesa kati. Kemi hartuar ndryshimet që kanë për qëllim të caktojnë rolin dhe përgjegjësinë e ndërtuesit. Janë saktësuar përgjegjësitë e projektuesit. Vrojtuesit në rastet kur konstatojnë shkelje duhet të raportojnë.

Në këtë moment pezullohet ndërtimi dhe mund të nisë vetëm pasi të jenë bërë të gjithë kontrollet. Do ketë një regjistër elektronik që do të garantojë bërjen publike të shkeljeve, kontratat që ata kanë lidhur. Profesionisti i licencuar do të kontrollohet. Autoritetet përgjegjëse për inspektimin mund të marrin informacionin e duhur dhe të vendosim masa disiplinore.  Subjektet duhet të marrin masa disiplinore nëse kryejnë shkelje nga gjobë deri në heqjen e licencës. Njëkohësisht është parashikuar përfshirja e një liste të zezë kur ata projektues që nuk zbatojnë rregullat nuk do marrin leje nga pushteti.  Kjo paketë është një mesazh i qartë që ky kuvend ka vullneti për të ndryshuar legjislacionin dhe për të vënë para përgjegjësisë ata që me veprimet apo mosveprimet e tyre rrezikojnë jetën e qytetarëve“, tha Gjonaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.