Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tërmeti në Egje, sizmologu Edmond Dushi: Tërmetet e fortë dhe të cekët detar shkaktojnë cunami

15:18 / October 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edmond dushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turqia dhe Greqia u goditën mesditën e të premtes nga një tërmet i fuqishëm me një magnitudë 7 të shkallës Rihter, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe lëndime në njerëz. Epiqendra ishte në afërsi të Ishujve Dodekanezë në Egjeun jugor, me një thellësi prej 10 km.

Sizmologu Edmond Dushi thotë për tirananews.al se Egjeu jugor është një basen që karakterizohet nga tërmete të forte M>7 dhe nga cuname. “Ashtu si edhe për tërmetin e Durrësit, pas rreth 94 vjetësh, kishte ardhur koha, mendoj se edhe për këtë rajon ka një period të përsëritjes karakteristike”, thotë Dushi.

I fundit në këtë rajon dhe më i forti në shek. XX për Greqinë është tërmeti i 1956 me magnitudë 7.7 i pasuar nga një pasgoditje 7.2 që shkaktoi cunami ndërkohë që ka evidenca për 18 të tjerë.

Lexo edhe- VIDEO- Pamje të frikshme, deti tërheq me vete varkat me vela. Shembet pallati

Sipas Dushit tërmetet e fortë dhe të cekët detarë shkaktojnë cunami dhe kjo është një zonë e njohur për këtë dhe ka rrezik të lartë gjithmonë.

“Pra, tërmetet e fortë të cekët dhe me mekanizëm kryesisht të tipit normal kanë shkaktuar dallgë të mëdha dhe cuname në këtë rajon. Ndërsa në harkun e Egjeut, Kretë etj, janë tërmetet e fortë të tipit lart-rrëshqitës, përgjegjës për shkaktimin e cunameve në Mesdhe”, vijon profesor Dushi.

A rrezikojmë ne nga lëkundje tërmeti teksa rajoni vijon të jetë aktiv? Profesor Dushi nuk mendon se rrezikohemi direkt, por ekuilibrat janë prishur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.