Shqipëria i dhuron Kroacisë 250 mijë euro për të ndihmuar në rindërtimin e Petrinjas, qytetit të shkatërruar pothuajse nga tërmeti i fuqishëm i një dite me parë.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar vendimin e qeverisë.
“Sapo nënshkrova vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë EURO Kroacisë vëllazërore për të ndihmuar rilindjen e Petrinja pas tërmetit shkatërrues! Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkruan Rama.

