Greqi u trondit mesditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 5.9, dhe me një thellësi prej 2 km.
Sizmologu i njohur grek Gerasimos Papadopulos thotë se priten pasgoditje të forta pasi thellësia ishte sipërfaqësore.
“Duhet vigjilencë nga qytetarët dhe autoritetet në ditët në vijim. Ku ka shtëpi me probleme nga ky tërmet duhet të qëndrojnë larg”, ka thënë ai duke folur për një radio në Greqi.
“Ne presim pasgoditje të forta se tërmeti ishte i fortë dhe sipërfaqësor. Ne gjithashtu vëzhguam lëkundjet. Duhet të jemi të gjithë të gatshëm”, shtoi ai.
