Tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të kësaj të marte në Shqipëri ka bërë jehonë në të gjithë mediat botërore, si CNN, BBC, The Guardian etj.
“The Guardian” shkruan se nga ky tërmet kanë humbur jetën të paktën 6 persona dhe 300 të tjerë janë plagosur.
“Një nga viktimat në Durrës ishte një grua e moshuar që arriti të shpëtonte nipin duke e mbrojtur me trupin e saj”- shkruhet ndër të tjera.
BBC shkruan tërmeti shkatërroi ndërtesat duke zënë poshtë shumë persona. Gjithashtu, shton se lëkundjet e tij kanë arritur të ndjehen deri në Itali, Serbi e Kosovë.
DW shkruan se ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin në dekada dhe se shumë persona kanë humbur jetën pasi i kanë mbetur të zënë në ndërtesat e rrëzuara.
Ndërkohë CNN në përditësimin e tij të fundit flet për 11 viktima dhe mbi 325 të plagosur.