Inxhinierja Luljeta Bozo, e cila u bë nga njerëzit më të dashur të ekranit aps tërmetit të 26 nëntorit duke folur për lëkundjen e mbrëmshme në Tiranë tha se nuk ka asgjë shqetësuese pasi pasgoditjet vazhdojnë.
“Pas-goditjet e mbrëmshme kanë qenë normale. Jemi akoma në fazën e pas goditjeve. Janë pra thjesht lëkundje të mëvonshme e nuk ka ndonjë arsye për panik. Në rast se shtëpia është e sigurt, nuk ke pse lëviz fare, absolutisht. Kur bie tërmet, nuk duhet lëvizur fare absolutisht. Pastaj të qetësohet dhe kthehet normalitet situata.
Me këtë intensitet që ka qenë, nuk ka rrezik fare. Meqenëse jemi në kohë koronavirusi, duhen mbajtur ata rregulla të Covid-19. Nuk ka magnitudë të madhe, kështu që nuk ka pse ka panik. Edhe tërmeti i 1976 kishte pas goditje deri 6 muaj. Do 4 a 5 muaj të clirohet totalisht. Pas goditjet janë gjithmonë më të ulëta sesa goditja më e fortë. Magnituda deri 3.5 nuk quhet tërmet, është clirim normal”, tha inxhinerja Bozo në një lidhje direkte me News 24.
