Gjashtë banesa ne fshatin Rraze të Malësisë së Krujës janë shkatërruar nga tërmeti. Ndërkohë, disa të tjera janë me dëme të pjesëshme.
Mësohet se banorët kalojnë netët në kasollet e bagëtive, ndërsa nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia.
Banorët e prekur nga tërmeti apelojnë për ndihmë, ata kërkojnë qëbashkia të kthejë sytë nga ata dhe nga zonat e varfra të Malësisë së Krujës, të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme.
Kujtomë se tërmeti i fortë i 26 nëntotit shëni tragjedinë më të madhe në vend në dekadat e fundit, ku 51 persona mbetën të vdekur, ndërsa mijëra banesa janë shembur. Zonat më të prekura janë Durrësi, Thumana, Laçi, por edhe rrethinat.
