Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tërmeti, specialistë të vendeve aleate e partnere asistencë për operacionet e kërkim shpëtimit

08:22 / November 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Asistenca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas situatës të rënduar të krijuar nga tërmeti me magnitudë 6.4 shkalla rihter, me epiqendër bregdetin e Durrësit që goditi në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit vendin tonë, mbi 200 specialistët të kërkim shpëtimit dhe Emergjencave Civile nga vende aleate dhe partnere të NATO-s, kanë mbërritur orë pas orë në Shqipëri për të asistuar ekipet tona në këtë situatë të rëndë.

Specialiste nga BE, Greqia, Turqia, Franca, Italia, Kroacia, Rumania, Zvicra, SHBA, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia, po japin ndihmën e specializuar në operacionet e kërkim shpëtimit, bën me dije Ministria e Mbrojtjes.

Këto operacione kanë vijuar gjatë natës në Durrës, ndërsa në Thumanë kërkimet kanë rinisur herët në mëngjes, pas ndërprerjes disa orëshe për shkak të vështirësive të natës. Sipas informacioneve paraprake 24 persona kanë humbur jetën, 650  të tjerë janë lënduar dhe 45 janë shpëtuar.

Ministria e Mbrojtjes sqaron se për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të cilave ju janë dëmtuar pjesërisht apo tërësisht banesat, pranë kampingut të ngritur në qytetin e Durrësit dhe fshatrat Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund i Ri janë ngritur 181 çadra, ku janë akomoduar rreth 1450 banorë, si dhe janë montuar 10 banja fushore.

Në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar 700 banorë.

specialiste termeti tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.