Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tërmeti, Zyra e Menaxhimit: Më shumë thirrje për verifikim banesash

13:52 / December 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termeti keshilla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore ka përditësuar të dhënat lidhur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit dhe pasgoditjeve të tij.

Ajo që bie në sy është se pjesa më e madhe e telefonatave mbërritur tek operatorët janë për verifikim dëmesh në banesë.

NJOFTIMI

Vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës, bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA DISPEÇER
Deri në orën 11:15 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 399 (Tiranë – 174; Durrës – 190; Lezhë – 33; Elbasan – 1; Shkodër – 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 348 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

DËMET NË BANESA
Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:

Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)
Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Tiranë 1311, Durrës 3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)
Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3567 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Tiranë 35, Durrës 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)
Pallate të dëmtuara lehtë: 337 (Tiranë 330, Elbasan 7)

Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

Ndërkohë një përditësim vetëm për Tiranën:

Dëmet në njerëz nga tërmeti:
 44 – qytetarë të dëmtuar

 3135 – qytetarë të evakuuar

 718 – qytetarë në çadra

 410 – qytetarë në hotele

 395 – qytetarë në qendra sociale

SHËNDETËSIA
 913 pacientë të trajtuar në spitale

 19 pacientë të shtruar në spitale
(16 pacientë në Spitalin Universitar të Traumës dhe 3 pacientë në Spitalin Rajonal të Durrësit)

 3 pacientë të dërguar për trajtim të specializuar jashtë vendit

 3,226 vizita të kryera në njësitë akomoduese

 377 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip (Durrës, Krujë, Lezhë ,Vorë)

 402 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim

 1,669 fëmijë po marrin shërbim psiko-social në të gjithë qendrat e akomodimit ku janë vendosur familjet e prekura nga tërmeti

 257 punonjës social dhe psikologë po ofrojnë shërbim psikosocial

 340 mjekë dhe infermier të angazhuar në terren

Gjithashtu, vijon me rigorozitet monitorimi i cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura dhe njësitë e akomodimit.

Inspektoriati i Ndërtimit njofton se kanë pësuar dëmtime nga tërmeti edhe 12 qendra shëndetësore dhe ambulanca në Krujë, Durrës, Laç, Tiranë si dhe disa mjedise në QSUT, Spitali Bashkiak të Krujës dhe

Kurbinit. Spitali i Durrësit, i cili pësoi disa dëmtime, tashmë është i rehabilituar dhe ofron shërbim normalisht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.