Ngjarja e paprecentë ka ndodhur në Bulqizë, teksa inspektorët po ushtronin kontrollet në këtë zonë, në mungesë të kryeinspektorit A. Lamaj, që siç dihet tashmë ka dhënë dorëheqjen dy ditë pas vrasjes së S. Malkos, skandal ky që u zbulua nga mediat.

Dy grupe me armë zjarri kanë kërcënuar inspektorët e Inspektoritatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit. Ngjarja e paprecentë ka ndodhur në Bulqizë, teksa inspektorët po ushtronin kontrollet në këtë zonë, në mungesë të kryeinspektorit A. Lamaj, që siç dihet tashmë ka dhënë dorëheqjen dy ditë pas vrasjes së S. Malkos, skandal ky që u zbulua nga Dosja.al.

Grupi i inspektorëve kishte ngritur një pikë kontrolli mbrëmjen e sotme në masivin pyjor të Kaptinës së Martaneshit në Bulqizë. Por në momentin që insopektorët kanë ndaluar një kamion që po transportonte lëndë drusore,  krejt papritur në këtë zonë kanë kaluar dy fuoristrada, branda të cilave ndodheshin persona të armatosur.

Ata kanë nxjerrë armët dhe kanë kërcënuar inspektorët në mënyrë që kamioni me dru të kalonte lirshëm. Inspektorët kanë lajmëruar policinë e Bulqizës,  e cila menjëherë është nsiur drejt vendit të ngjarjes, por nuk kanë mundur t’i kapin autorët. Gjithashtu është lajëmruar edhe Policia e Tiranës, pasi agresorët dyshohet se ajnë larguar drejt kryeqytetit.

Nuk është lajmëruar për të lënduar nga kjo ngjarje. Ndërkohë vlen të shtojmë se bazuar në ndryshimet që ka pësuar neni 202 në Kodin Penal, personat që shkatërrojnë apo tregtojnë ato në shkelje të autorizimeve nga organet kompetente, dënohet me burgim nga 2 deri në 7 vjet.

Edhe kanosja apo goditja për shkak të detyrës, në bazë të ndryshime në Kodin Penal, dënohet me burgim deri në 2 vjet për funksionarët e thjeshtë, 3 vjet kanosja e të zgjedhurve, 4 vjet kanosja e policëve dhe tre vjet kanosja e personelit shëndetësor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here