Është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçarin shqiptar që hapi zjarr pak ditë më parë në Selanik, duke terrorizuar banorët e pallatit ku banonte.
Para trupit gjykues, ai ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa ka pohuar se qëlloi me armë pasi sipas tij disa persona po abuzonin me gruan e tij.
Sa i përket drogës së gjetur në banesën e tij, 23 kilogramë kanabis dhe 1.2 kilogramë kokainë, ai deklaroi se nuk i përkiste atij.
