Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Terrorizojnë fshatin duke qëlluar në ajër me armë, në pranga dy vëllezër. Një predhë ra në…

10:05 / September 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia naten 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy vëllezër janë vënë në pranga pasi kanë terrorizuar fshatin duke qëlluar në ajër me armë. Ngjarja ka ndodhur në Novoselë të Kolonjës, ku mësohet se një nga predhat ka rënë në një shtëpi po fatmirësisht pa shkaktuar dëmtime.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre u gjetën dhe armë e municione.

NJOFTIMI I PLOTE

Kolonjë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Novosela”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kolonjë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Mbanin armë zjarri në banesë, qëlluan në orët e vona të natës në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, por identifikohen dhe vihen në pranga gjatë operacionit.

Dy autorët e dyshuar, kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë por me ndërhyrjen e menjëhershme të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, neutralizohen dhe vihen në pranga.

Policia sekuestron arsenal armësh e municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë pas njoftimit të marrë se në fshatin Novoselë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për identifikiminn, kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Pas veprimeve të shpejta profesionale, policia ka arritur të identifikojë dy autorët e dyshuar të cilët kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të mos i shoqëruar në Komisariat.

https://www.facebook.com/1502420603377639/posts/2857100114576341/

Në këtë kuadër është organizuaur dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Novosela”, ku pas ndërhyrjes profesionale të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, u bë kapja dhe prangosja e shtetasve:

S. Z., 36 vjeç dhe M. Z., 34 vjeç, (vëllezër), banues në Novoselë.

Gjithashtu këta shtetas, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, në momentin kur forcat do të ushtronin kontroll në banesën e tyre, ku konkretisht u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri tip pushkë, një pistoletë tip “Zastava” me 4 fishekë, si edhe 1572 copë fishekë, të cilat i posedonin pa leje.

Nga veprimet hetimore rezultoi se dy shtetasit e mësipërm, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke prishur qetësinë publike, ku si pasojë e të shtënave një predhë ka rënë në banesën e shtetasit Q. B., pa shkaktuar dëme.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.