Policia italianë ka lëshuar urdhër arreste për 13 persona të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale mafioze, mes të cilëve edhe shqiptarë. Mediat italianë thonë se 11 prej tyre janë në burg dhe dy të tjerë në arrest shtëpie.
Sipas tyre, grupi kriminal drejtohej nga Ismail Rebeshi, i njohur me nofkën “Ermali”, dhe italiani Giuseppe Trovato, i njohur si “Peppino”, anëtar i jnë prej klaneve mafioze kalabreze, Ndrangheta. Ata kanë terrorizuar sipërmarrësit dhe banorët e Viterbos, dhe Rebeshi është person i njohur nga policia italiane me precedent penal në trafikun e drogës.
Me anë të metodave mafioze, anëtarët e kësaj bande kishin vënë në kontroll Viterbon, ndërsa “gjahu: i tyre kryesor ishin kishte sipërmarrësit dhe banorët e zonës, të cilët detyroheshin të paguanin gjoba. Kërcënimet e tyre në drejtim të bizneseve ata i dërgonin me letra kërcënuese e koka kafshësh.
“Il Tempo”, shkruan se hetimet e policisë italiane për këtë grup kanë nisur që në dhjetor të 2017-s.