Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Testi i thjeshtë që tregon sa të shëndetshme e keni zemrën

18:58 / December 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zemra është organi më i rëndësishëm i trupit të njeriut ndaj dhe është jetësore që të jetë sa më e shëndetshme. Megjithatë pa vizitë tek mjeku mund të jetë e vështirë që të dini nëse gëzoni shëndet të mirë ose jo. Për t’ju ardhur në ndihmë, Bright Side zbulon një mënyrë shumë të thjeshtë që mund të tregojë nëse keni zemër të shëndetshme ose jo. Për këtë mjaftojnë vetëm 30 sekonda.

Testi: Merrni një legen ose enë të madhe sa për të zënë të dyja duart tuaja. Mbusheni me ujë të ftohtë dhe shtoni pak akull për rezultate më të mira. Më pas vendosni të dyja duart në enën me ujë për ekzaktësisht 30 sekonda.

Kjo do t’ju ndihmojë që të mësoni sesi reagon gjaku juaj kur bie në kontakt me të ftohtin.

Rezultatet: Sipas Bright Side, nga ky test dy janë rezultatet e mundshme. E para është që nëse gishtërinjtë tuaj skuqen, kjo është një shenjë e mirë pasi do të thotë se me gjasë nuk keni probleme që lidhen me oksigjenimin e gjakut. Është gjithashtu tregues se zemra juaj dhe qarkullimi i gjakut janë të dyja të shëndetshme.

Por nëse gishtërinjtë tuaj zbehen, apo marrin një ngjyrë të errët, kjo mund të tregojë probleme me qarkullimin e gjakut. Këto simptoma mund të ndodhin kur qelizat e gjakut kanë nivele të ulëta të oksigjenit. Nëse kjo ndodh atëherë ngrohni gishtërinjtë ose masazhojini ato për të rritur qarkullimin e gjakut në mënyrë që të kthehen në normalitet.

Sigurisht në këtë pikë duhet të bëni një vizitë tek mjeku për kontroll të mëtejshëm. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse dalloni simptoma të tjera, përfshirë probleme me frymëmarrjen, dhimbje koke, dhimbje kraharori, mpirje apo marrje mendsh.

zemra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

08:32 / March 17, 2026

“Zemra po më plas nga mungesa jote!”- Selvije Jao përkujton Shpat Kasapin: Të kërkoj kudo, por s’të gjej! Po mësoj të jetoj me dhimbje, Roeli po rritet pa ty

13:19 / December 21, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.