Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se të gjithë mjekët dhe infermierët që i janë nënshtruar tamponit për COVID-19 e që kanë qenë në kontakt me profesor Krajën kanë rezultuar negativ.
Meqenëse profesor Kraja ka pasur kontakte me infermier të tjerë në spital, a do ti nënshtrohen edhe ata testeve?
Bino: Të gjithë personat që i janë nënshtruar testeve kanë rezultuar negativë.
Deri tani kemi 32 raste personel shëndetësor, të cilët janë testuar për COVID-19, janë persona në të cilët është bërë vlerësimi i riskut edhe nëse kanë thyer masat e infeksionit edhje pa dashje, për shkak edhe të volumit të punës që është e njohur, kryesisht në spitale që trajtojnë COVID-19, por në të gjitha qendrat shëndetësore. Një pjesë e mirë e tyre janë shëruar dhe një pjesë e tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore
